FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I akuzuar për ngacmim seksual, vetëvritet trajneri

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e sportit.

Ish-trajneri, 64-vjeçar,  i përfaqësueses amerikane të gjimnastikës, Xhon Gedert i dha fund jetës së tij ditën e enjte, menjëherë pasi u bë publike ngritja e akuzave ndaj tij për abuzime seksuale ndaj gjimnasteve të tij në palestrën e tij në Miçigan.

Sipas policisë trupi i tij u gjet i pajetë gjatë orëve të pasdites të së enjtes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-trajneri do të duhej të shfaqej para gjykatës së fundmi.

Swiss Digital Mobile Reklama

‘Është fundi i një historie tragjike për të gjithë personat e përfshirë-tha Prokurorja e Përgjithshme e Miçiganit, Dana Nesel.

Xhon Gedert u akuzua për një sërë krimesh. Përveç akuzës për abuzime seksuale, mbi ish-trajnerin rëndojnë edhe ato për trafik të qenieve njerëzore dhe për organizatë kriminale.

Po kështu, Gedert ishte i përfshirë edhe në skandalin që çoi në dënimin me 60 vjet burg të ish mjekut të skuadrës amerikane të Gjimnastikës, Larri Nasar.

“Nuk kishim asnjë të dhënë se Gedert kishte ndërmend të arratisej apo të ishte një rrezik për veten apo të tjerët-tha një zëdhënës i Prokurores-ishim në kontakt me avokatin e tij dhe ai na siguroi bashkëpunimin e tij”.

LONDON, ENGLAND – JULY 31: United States women’s gymnastics coach John Geddert celebrates during the final rotation in the Artistic Gymnastics Women’s Team final on Day 4 of the London 2012 Olympic Games at North Greenwich Arena on July 31, 2012 in London, England. (Photo by Jamie Squire/Getty Images)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?