Ibrahimovic rikthehet te Suedia, pritet të luajë ndaj Kosovës

Viti fantastik te Milani ka bërë që Zlatan Ibrahimović të kthehet në Kombëtaren e Suedisë. Prej kohësh është përfolur se 39-vjeçari është gati të luajë sërish në arenën ndërkombëtare dhe tashmë ai është përfshirë në listën paraprake të skuadrës nga trajneri Janne Andersson.

Më 25 mars, Suedia luan ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit 2022 me Gjeorgjinë dhe më pas përballet me Kosovën.

Dilemat do të shuhen më 16 mars, kur do të publikohet zyrtarisht edhe ekipi i Suedisë. Për Zlatan do të ishte një rikthim me përfaqësuesen, prej eliminimit nga Belgjika në Europianin e vitit 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?