FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Igli Tare, drejtori Sportiv i Lazios: Më pëlqen Cikalleshi

Igli Tare, drejtori Sportiv i Lazios, ka zbuluar se cili lojtar i Kombëtares shqiptare i pëlqen. Ish ylli i Shqipërisë, Igli Tare ka zbuluar se sulmuesi i ekipit turk, Osmanlıspor, Sokol Cikalleshi i pëlqen shumë.

Ai nuk e kupton se si sulmuesi i Kombëtares shqiptare ende luan në një kampionati si Superliga e Turqisë.

“Kombëtarja e Shqipërisë ka disa lojtarë që kanë cilësi që të luajnë në klube të mëdha sesa luajnë aktualisht. Për shembull, më pëlqen Sokol Cikalleshi”, ka deklaruar Tare për mediat italiane, përcjell Express. “ Ai luan në të njëjtin rol që kam luajtur edhe unë, ai është një futbollist i fuqishëm dhe sheh mirë portën. Nuk e kuptoj se si është e mundur që ai është luajtur në një kampionat të nivelit të dytë “, theksoi Tare. Ndoshta, gjatë verës së ardhshme, Tare, i cili mbanë pozitën e drejtorit sportiv në Lazio, do ta transferoj Cikalleshin në ekipin romak. /Express/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?