FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ilir Daja: Tentojmë fitoren ndaj Partizanit të Beogradit

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja dhe mesfushori Gjergji Muzaka në konferencën për shtyp janë shprehur optimist për një rezultat pozitiv ndaj Partizanit të Beogradit, nesër në orën 21:05 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Daja ka theksuar se Skënderbeu do të tentoj fitoren. “
Do të futemi në fushë për të marrë tri pikë. Natyrisht Partizani i Beogradit është i fortë, por kjo nuk na tremb. Lojtarët e mi e kanë eksperiencën e duhur për të përballuar një skuadër të fortë si Partizani, që ka elementë cilësorë në përbërje. Megjithatë, duhet të bëjmë një lojë pragmatiste për të marrë tri pikët”.

Ndërkohë, një ditë pas ndeshjes trajneri mbush 51-vjeç dhe kërkon që lojtarët t’i bëjnë një dhuratë për datëlindje me fitore kundër Partizanit të Beogradit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?