Infektohet me Covid-19 gjyqtarja seksi shqiptare

Emanuela Rusta është infektuar me COVID-19. Gjyqtarja e njohur shqiptare që mban stemën e FIFA-s ka rezultuar pozitive në testin e zakonshëm të UEFA-s.

Mësohet se bukuroshes që vendos drejtësi në fushë i është marrë tamponi para udhëtimit drejt Hungarisë për ndeshjen e Champions League. Ajo do të vendoste drejtësi në takimin Ferencvarosh- Racing Loksemburg, por pas përgjigjes së tamponit, UEFA e ka zëvendësuar me një bullgare.

Arbitrja elbasanase është asimptomatike. Ajo ndodhet e karantinuar në shtëpinë e saj, ndërsa është në pritje të bërjes së tamponit të radhës. Prej disa sezonesh, Rusta është një nga gjyqtaret më të vlerësuara nga sektori i gjykimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Ajo ka arbitruar edhe në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa së fundmi ishte caktuar nga UEFA për gjykuar në Champions League për femra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?