Interi arrin akordin me Vidal, pritet transferimi në Milano

Arturo Vidal shumë shpejt do të jetë futbollisti i ri i Interit. Mesfushori kilian do të largohet nga skuadra e Barcelonës dhe kjo nuk është më surprizë.

Trajneri Ronald Koeman nuk e kishte të grumbulluar në ndeshjen e djeshme të kontrollit kundër Nastic 3-1. Zikaltrit nga krahu tjetër e presin sot ose nesër për të kryer testet mjekësore.

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur ditën e premte dhe mbetet vetëm të zyrtarizohet nga palët e përfshira. Vidal cilësohet si thelbësor në lojën e Contes, që vlerëson shumë agresivitetin e tij në mesfushë.

SHKARKO APP