FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi do të luajë pa tifozë

Pas incidenteve gjatë ndeshjes së djeshme kundër Napolit, Interit i është shqiptuar dënimi nga Lega Seria për t’i zhvilluar dy ndeshjet e radhës në San Siro pa tifozë, si dhe një ndeshje shtesë dënim për tifozët ultras, “Curva Nord”.

Fitorja e Interit me rezultat 1-0 ndaj Napolit mbrëmë u prish nga skenat e tmerrshme pasi që katër tifozë u therën me thikë, një tifoz vdiq pasi u shkel me furgon dhe Kalidou Koulibaly ishte viktime e koreve raciste. Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, kishte thënë se ka kërkuar tre herë nga gjyqtari që të suspendohet ndeshja mes Interit dhe Napolit, mirëpo kjo kërkesë nuk i ishte pranuar.

Fillimisht, drejtori i Policisë së Milanos, Marcello Cardona, ka thënë se ai do të kërkojë që tifozët ultras të Interit të mos lejohen të shkojnë në ndeshjet e klubit të tyre si mysafirë, si dhe të mbyllet “Curva Nord” deri më 31 mars të vitit të ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndodhën disa incidente shumë seriozë, kështu që unë kërkoj nga Komiteti i Rendit Publik që të mos i lejojë tifozët e Interit në ndeshjet e klubit si mysafir deri në fund të këtij sezoni, si dhe kërkoj mbylljen e ‘Curva Nordit’ në San Siro deri më 31 mars të vitit 2019, ose për pesë ndeshje plus një të Kupës së Italisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mirëpo, vendimi i marrë nga autoritetet qeverisëse të Serisë A në Itali ishte që në San Siro të zhvilloheshin dy ndeshje pa tifozë, si dhe një ndeshje ekstra suspendim për tifozët ultras, “Curva Nord”.

Për më tepër, si rrjedhojë e kësaj ndeshje, edhe Kalidou Koulibaly dhe Lorenzo Insigne janë pezulluar për dy ndeshjet e ardhshme, pasi që gjatë ndeshjes u ndëshkuan me karton të kuq.

Koulibaly është arsyeja pas dënimit të shqiptuar për Interin, pasi që Lega Seria në arsyetimin e dënimit për tifozët zikaltër i përmend thirrjet raciste që ishin bërë ndaj tij në ndeshjen e mbrëmshme. /Gazeta Express/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?