Interi fiton mes “drithërimash” ndaj Venezias, vendos goli i Lautaros (VIDEO)
Interi merr fitoren e radhës në Seria A, këtë herë me vuajtje ndaj Venezias. Skuadra e Inzaghit triumfoi minimalisht 1-0 në “San Siro”, në një ndeshje që kishte parashikuar ta kishte shumë më të thjeshtë.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, me zikaltrit që krijuan disa mundësi, por portieri Stankovic ishte në një mbrëmje shumë pozitive.
Në pjesën e dytë Dimarco shërbeu një asist perfekt për Lautaron, i cili e kishte shumë të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë me një goditje të saktë me kokë.
Në fund Venezias barazoi rezultatin, por foli u anulua për shkak të një prekje të topit me dorë. Interi shkon në vendin e dytë, me vetëm një pikë më pak se Napoli. Në fundjavën e ardhshme do të luajnë së bashku një duel mjaft interesantë. /R.Lika-Koha Jonë/
Posts from the soccer
community on Reddit
KOHA JONË SONDAZH

