Interi heq dorë nga Zirkzee, “fiksohet” me talentin Gudmunsson

Interi preferon shërbimet e sulmuesit Albert Gudmunsson, para holandezit Joshua Zirkzee. Raportet e fundit tregojnë se Interi ka vendosur të nënshkruajë me sulmues islandez gjatë afatit kalimtar të verës.

Edhe me ardhjen e Mehdi Taremit nga Porto, zikaltërit nuk e ndjejnë se skuadra e tyre ka thellësi dhe shkathtësi të mjaftueshme në sulm.

Interi do të përpiqet të përforcojë sulmin me një nënshkrim më një sulmues më shumë. Dy emra kanë qenë në fokusin e kampionëve të Italisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi i Genoas, Gudmundsson, ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 3 asistime në Serie A këtë sezon. Zirkzee i Bologna, ndërkohë, ka gjetur rrjetën 12 herë dhe ka asistuar 4 të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si Gudmundsson ashtu edhe Zirkzee sigurisht që do të ishin objektiva ambiciozë për Interin. Interi beson se do të jetë në gjendje të gjejë një marrëveshje me Genoan për nënshkrimin e islandezit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?