Interi mendon për shkëmbimin Eriksen-Xhaka në janar

Christian Eriksen me shumë mundësi do të largohet nga Interi që në merkaton e janarit. Duke patur parasysh që ofertat mungojnë, Eriksen mund të shkëmbehet me Granit Xhakën, i cili pëlqehet nga Antonio Conte dhe ashtu si danezi nuk po kalon një situatë fort të këndshme te “topçinjtë”, ku së fundmi ka humbur edhe vendin e titullarit.

Xhaka është me valixhe në duar dhe duke patur parasysh karakteristikat e shqiptarit ai do të ishte një përforcim shumë i vlefshëm për trajnerin i zikaltërve i cili kërkon lojtarë të fortë fizikisht në mesfushë, por edhe që të kenë vizion për lojën dhe Xhaka mund të jetë i duhuri.

 

SHKARKO APP