Interi ndryshon logon, por arkat e klubit janë në kolaps
Në ditën kur zyrtarisht Interi ka ndryshuar logon e klubit duke bërë një kthesë historike me shenjën i dhe M, vjen një azhornim në lidhje me të ardhmen e zikaltërve.
BC Partners ka hequr dorë përfundimisht dhe është larguar nga blerja e paketës së aksioneve zikaltër. Negociatat ishin duke u zhvilluar për 300 mln euro që do t’i jepnin oksigjen arkave të klubit dhe familjes Zhang, por BC Partners nuk është e interesuar për të pasur një pjesë minorance brenda Interit dhe mungesë vendimmarrje.
Kjo e detyron Suning të mbetet në një pozicion delikat sepse kapitali i ri që i duhet për arkat e klubit është diçka urgjente (të paktën 200 mln euro, të tjerë thonë 250 mln euro) brenda majit.
Inter takeover update. Told BC Partners no longer actively pursuing a purchase. Parties close to €300m apart in valuation. BC not interested in minority stake. This leaves Suning in a tough position since urgent capital (at least €200m. Some say 250m) needed between now & May.
— Ben Jacobs (@JacobsBen) March 30, 2021
KOHA JONË SONDAZH

