Interi nis ofertën e parë për Vidal, por duhen edhe 8 mln euro

Interi dhe Antonio Conte nuk kanë ndërmend që të heqin dorë nga Arturo Vidal. Kiliani shihet si lojtari i duhur nga trajneri i zikaltërve për të përforcuar mesfushën në merkaton e janarit dhe për të vijuar luftën për titullin kampion me Juventusin.

Barcelona nuk do të dorëzohet lehtë për një futbollist që pavarësisht moshës, ruan ekuilibrat e lojës sa herë Valverde ka nevojë për të. Conte e do futbollistin që në fillim të janarit por diferenca mes ofertës dhe kërkesës është plot 8 milionë euro.

Drejtuesit e Interit janë gati të shpenzojnë 12 milionë, por “blaugranat” nuk duan ta lëshojnë pa 20 milionë euro. Menaxher i Arturo Vidalit, Felicevich, i njëjti që ka bërë të mundur transferimin e Alexis Sanchez në Milano, po punon për t’i afruar palët.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?