Interi nuk i mjafton Lautaro, ndalet nga Atalanta e Gasperinit (VIDEO)

Interi nuk ka mundur që të përfitojë nga ndalesa e Juventusit kundër Lazios. Skuadra e Contes nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 kundër Atalantës.

Ishte një sfidë e bukur që dhuroi shumë emocione, por në fund asnjë prej ekipeve nuk doli me pikë të plota. Pas një pjese të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, në minutën e 58-të, Lautaro Martinez shfrytëzoi më së miri një krosim të Young.

Atalanta nuk u dorëzua dhe reagoi mjaft mirë me Miranchuk, i cili do të befasonte portierin Handanovic me një rrotullim të bukur brenda zonës 10 minuta nga fundi. Bergamaskët krijuan më shumë shanse shënimi, por fati nuk ishte në anën e tyre.  Roma vijon ecurinë pozitive edhe pa Dzekon këtë javë, duke marrë pikët e radhës. Skuadra nga kryeqyteti triumfoi në transfertë ndaj Genoa-s me rezultatin 1-3./R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?