Interi shkatërron Napolin e Mazarrit në “Maradona Stadium” dhe rimerr kreun (VIDEO)

Interi konfirmon mbrëmjen fantastike që po kalon këtë sezon, pasi mbrëmjen e sotme ka shkatërruar Napolin 3-0 në “Maradona Stadium”. Skuadra e Inzaghit, edhe pse nuk ishte në mbrëmjen e saj më të mirë në lojë, në konkretizimin e aksioneve nuk gabon asnjëherë.

Sommer shpëtoi zikaltrit me ndërhyrje shpëtimtare, ndërkohë që Calhanoglu do të dërgonte topin në rrjetë me goditjen e parë në portë, e cila ishte shumë e fortë për Meret.

Në pjesën e dytë, Napoli mundohet të reagojë, por ata që shënojnë janë zikaltrit. Nicolo Barella konkretizon një aksion perfekt të Interit në minutën e 62-të. Më pas Marcus Thuram vulosi gjithçka pesë minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interi me këtë fitore shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e parë, dy më shumë se Juventusi. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?