FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Intervista e veçantë e Keidi Bare: Jam i vetmi shqiptar që nuk ha fasule! (VIDEO)

Mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare është duke kaluar një formë mjaft të mirë te skuadra e Espanyol në ligën e dytë spanjolle. Fieraku, iu bashkua katalanasve në fillim të sezonit, teksa ka arritur të shndërrohet në një nga lojtarët më të rëndësishëm të këtij ekipi.

Nëpërmjet një rrëfimi të fundit në kanalin zyrtar të Espanjolit mes disa pyetjeve të shkurtra, klubi i tregon tifozëve edhe disa anë të tjera të Keidi Bares dhe sekrete që nuk njiheshin më parë.

“Nofka “pitbull” – “Më pëlqen që më thërrasin kështu. Nuk e di pse ma kanë vënë këtë nofkë, për mënyrën se si jam, për mënyrën se si vrapoj, nuk e di të them të drejtën”, u shpreh fillimisht mesfushori.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si është Keidi Bare? – “Është një anë tjetër e imja që ju nuk e njihni, jam pak person pak i frikësuar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria dhe fasulet – Është një vend shumë bujar dhe më pëlqen ushqimi. Të gjithë atje hanë fasule. Hanë fasule, por unë jam i vetmi shqiptar që nuk i ha, imagjinojeni pak…”.

E dashurojnë futbollin në Shqipëri? – “Po në Shqipëri e dashurojnë shumë futbollin, sidomos Kombëtaren”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?