Inzaghi nuk kursen asgjë për Kupën e Italisë
Lazio do të presë Fiorentinën në “Olimpico” sonte në mbrëmje, në çerekfinalen e parë të Kupës së Italisë. Bardhekaltrit janë totalisht të përqendruar te ky takim dhe këtë e konfirmon edhe tekniku Inzaghi.
Në intervistën e prag-ndeshjes, trajneri i kryeqytetasve pranoi se Kupa është një nga objektivat e Lazios, duke parë që kampionati është shumë i vështirë.
Në fundjavë, Lazio e mbyll 2017-ën, me sfidën ndaj Interit në “San Siro”, por Inzaghi bën thirrje për përqendrim te takimi i Kupës, duke u shprehur se ka kohë për sfidën e Milanos.
“Kemi punuar mirë dhe kemi rikuperuar disa lojtarë të rëndësishëm, si Felippe Anderson apo Luis Nani. Jemi gati dhe të përqendruar të sfida e Kupës, pasi është një trofe të cilin do tentojmë sërish ta fitojmë. Në fundjavë na pret Interi, por ka kohë për atë sfidë, pasi më i rëndësishëm është gjithmonë takimi i radhës. Ndaj Fiorentinës nuk do të kursehemi, pasi në fushë do të zbresin ata që janë më në formë”, u shpreh Inzaghi.
KOHA JONË SONDAZH

