FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ISIS tjetër mesazh për ‘yllin’ e Real Madridit, kërcënohet Kupa e Botës

Pas Messit, Neymarit dhe Cristiano Ronaldos…tani është radha e Marco Asensios i cili kërcënohet nga Shteti Islamik i ISIS-it.

Nëpërmjet SITE Intel Group, një platformë që lidhet me ISIS, është publikuar imazhi i sulmuesit spanjoll i gjunjëzuar para një terroristi, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”.

Në sfond mund të shihni stadiumin në Shën Petersburg duke sjellë një kërcënim real për Kupën e Botës e cila zhvillohet vitin tjetër në Rusi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ata do të dënohen sepse kjo është ajo që Allahu ka premtuar dhe nuk thyhet premtimi i tij”, thuhet në mesazhin e publikuar nga ISIS.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qindra-mijëra tifozë pritet të udhëtojnë në Rusi gjatë verës së ardhshme dhe siguria maksimale do të jetë një nga preokupimet e vendit organizator dhe FIFA-s. Nga ana tjetër, ISIS i shfrytëzon të tilla evente për të goditur pa mëshirë dhe bërë bujë të madhe në botë.

Kërcënimet për ta goditur edhe “Rusia 2018” nuk po mungojnë, çka mban në ankth jo vetëm sportistët dhe stafet respektive, por edhe tifozët që duan të jenë të pranishëm në stadiumet e këtij Botërori. / Oldi Mele

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?