Italia humbet yllin e Atalantës për në Europian, vendin e tij e zë lojtari i Juventusit
Italia po humbet “pjesët” para Europianit. Pas Francesco Acerbit, edhe mbrojtësi i Atalantës, Giorgio Scalvini “ka ngritur flamurin e bardhë”. Futbollisti ka pësuar një këputje të ligamentit të gjurit dhe ndonëse pritet ende t’i nënshtrohet rezonancës magnetike, tashmë është e sigurt mungesa e tij në Gjermani.
Nëse konfirmohet dëmtimi i rëndë, atëherë Scalvini do të duhet t’i nënshtrohet operacionit dhe të qëndrojë larg fushave deri në fillim të vitit të ardhshëm. Media italiane bën me dije se Spalletti pritet të thërrasë mbrojtësin e Juventusit, Gatti për t’u bashkuar në grumbullim, pasi ka humbur tashmë dy mesfushorë me mjaft peshë.
Scalvini u dëmtua në ndeshjen mes Atalantës dhe Fiorentinës, e fundit e sezonit 2023-2024 në Serinë A dhe u largua me ndihmën e stafit mjekësor. Ky dëmtim komplikon edhe të ardhmen e tij, pasi shumë klube kishin kërkuar informacion te Atalanta për blerjen e kartonit të Scalvinit.
KOHA JONË SONDAZH

