FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Italia luan sonte ndeshjen e vdekjes!

Italia do të luajë sot në mbrëmje ndeshjen e kthimit me Suedinë të “play off”-it për Botërorin e vitit 2018.

Në ndeshjen e zhvilluar përpara pak ditëve në Solna, skuadra e Ventura-s humbi 1-0 dhe rreziku që ajo të mbetet jashtë ngjarjes më të madh futbollistike në botë është i madh. Trajneri Ventura, pozitat e të cilit në stolin e 4 herë kampionëve të botës janë tronditur ndjeshëm, deklaroi se skuadra duhet të luajë sa më mirë futboll në këtë ndeshje.

“Ne jemi një skuadër, jemi Italia”, tha Ventura në konferencën për shtyp përpara ndeshjes. “Duhet të luajmë futboll dhe nëse kualifikohemi do të më pëlqente që të deklaroja se e arritëm falë lojës së mirë. kjo nuk do të thotë se Suedia nuk do të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë. Nuk e di se çfarë ndeshje dot ë luhet, por ne e dimë çfarë mënyre loje duam të bëjmë. ka respekt mes ekipeve dhe unë shpresoj që loja të jetë korrekte”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për ndeshjen e San Siros, Ventura ka vendosur të aplikojë sërish skemën 3-5-2 por me disa ndryshime në formacion. kështu Gabbiadini do të jetë në vend të Belottit, ndërsa Jorginho do të zëvendësojë Verrattin e skualifikuar për shkak kartonësh. Po kështu edhe Florenzi mendohet se do të luajë si titullar./TCH/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?