FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Italia do shoh botërorin në TV, si Shqipëria

Italia e madhe nuk arrin të mund Suedinë në fushën e saj dhe nuk do të marrë pjesë në kampionatin botëror të futbollit. Ndeshja e parë mes Suedisë dhe Italisë është mbyllur 1 me 0 për Suedinë, ndërsa sonte ndeshja u mbyll 0-0.

Italia ka shënuar një humbje historike në stadiumin e San Siros në një ndeshje me Suedinë që e la mbrëmjen e sotme zyrtarisht jashtë botërorit Rusi 2018. Përballë Suedisë, azurrët 4 herë kampionë të botës janë penalizuar me një autogol që do e mbajnë mend gjatë. Ndryshe nga sa mendohej fati nuk iu buzëqeshi minutën e fundit, sikurse ka ndodhur gjithmonë. Kjo është hera e dytë që Italia mbetet jashtë botërorit, ndërkohë që kujtojmë se është shpallur 4 herë kampione e botës.

Kjo është hera e parë pas 60 vitesh që Italia nuk do të jetë pjesë e fazës finale të një Botërori, ndërsa Gianluigi Buffon nuk do të ketë mundësi të luajë botërorin e tij të gjashtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skuadra italiane do ta shikojë botërorin vitin e ardhshëm. nga televizori, sikurse skuadra e futbollit shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ja çfarë shkruajnë mediat italiane:

Gazzetta Dello Sport: Italia, ky është apokalips. Jemi jashtë Botërorit.

Sportmediaset: Drama e Italisë, jashtë botërorit. Në Rusi shkon një Suedi e vogël.

Ansa: Italia jashtë botërorit, barazim që bën fitues Suedinë.

La Repubblica: Italia jashtë botëror. 0-0 me Suedinë. Nuk ndodhte prej 60 vjetësh, të kaltrit në lot.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?