FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Italianët nuk mjaftohen me shkarkimin e Venturës, duan edhe ‘kokën’ e Tavecchios

Placeholder Image

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) në një mbledhje të jashtëzakonshme të saj ka marrë vendimin për trajnerin e ekipit kombëtar.

Gian Piero Ventura është shkarkuar nga drejtimi i të kaltërve, duke plotësuar dëshirën e tifozëve, të cilët janë zhgënjyer pa masë nga moskualifikimi në Botëror.

Por, edhe pse Ventura nuk do të jetë më trajner i Italisë, ka sërish pakënaqësi. Italinët nuk mjaftohen me shkarkimin e trajnerit, por donin edhe largimin e Presidentit të Federatës, Carlo Tavecchio.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i Shoqatës së Futbollistëve, Damiano Tomasi, foli me tone të ashpra pas mbledhjes së FIGC: “Prisja ndryshim, nuk erdhi. Tavecchio refuzon të largohet, kështu nuk vazhdohet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?