FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Italiani i famshëm lakmon stolin e kombëtares shqiptare

Kombëtarja shqiptare është një pozicion i lakmueshëm edhe për emra trajnerësh prestigjiozë të skenës europiane.

Por meqë Duka ka dhënë sinjale të qarta se dëshiron që pasardhësi i De Biasit të jetë sërish italian, atëherë Valter Zenga del hapur dhe pranon se është gati të marrë drejtimin e Shqipërisë.

“Më duket sikur është një shenjë e fatit. Në vitin 2002, kur trajneri i Shqipërisë ishte Bepe Dossena, unë drejtoja Nacional Bukureshtin dhe jemi ndeshur me Dinamon e Tiranës, të cilën e eliminuam nga Kupat e Europës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndoshta tani është koha të bëhem pjesë e Shqipërisë. Por keni ndryshuar shumë, tani Shqipëria ka tjetër standard.  Sot stoli i kombëtares shqiptare është një pozicion i lakmueshëm. Shqipëria është një skuadër që ka marrë pjesë në Europianin e fundit dhe pa dyshim që më tërheq një aventurë në atë vend”, thekson për “Panorama Sport” Valter Zenga.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai thotë se është gati të nisë një aventurë në krye të kuqezinjve, edhe pse e di se do të jetë shumë e vështirë që të përsërisë suksesin e De Biasit dhe Tramexanit.

“De Biasi bëri një punë të shkëlqyer, jo vetëm në aspektin teknik, por edhe psikologjik. Së bashku me Tramexanin arritën diçka madhështore. E di që për çdo gjë do të më krahasojnë me De Biasin, por jam gati të marr përsipër edhe një sfidë të tillë”, deklaroi Zenga.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?