“Izolohuni nga të gjithë dhe gjithçka”, Conte karikon lojtarët në betejat e fundit për titull

Napoli është futur në fazën më të rëndësishme të sezonit dhe përgatitjet në qendrën stërvitore të Castel Volturnos po zhvillohen me intensitet maksimal nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte. Skuadra napolitane po përgatitet për pesë finalet e mbetura në Serie A, me objektivin madhor: rrëzimin e Interit nga froni dhe fitimin e Scudettos së katërt në histori.

Sipas mediave italiane, tekniku Conte ka mbledhur lojtarët përpara fillimit të stërvitjes ditën e sotme, duke dhënë një mesazh të qartë dhe të prerë: “Izolohuni nga të gjithë dhe nga gjithçka. Fokusohuni vetëm te fusha e lojës dhe ndeshjet që na ndajnë nga objektivi.”

Conte, i njohur për karizmën dhe kërkesat e larta, ka theksuar rëndësinë e përqendrimit dhe uljes së tensionit në këtë fazë vendimtare. Sipas tij, vetëm përkushtimi maksimal në fushë mund të çojë te suksesi final.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, Napoli nuk është pa shqetësime. Trajneri duhet të përballet me mungesat e rëndësishme të mbrojtësve Bungiorno dhe Juan Jesus, si dhe të anësorit brazilian David Neres. Ky i fundit i është nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe do të mungojë për rreth tre javë, një goditje e rëndë për organikën e skuadrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Napoli mbetet në garë dhe besimi te përvoja dhe vendosmëria e Antonio Contes është i madh, ndërsa tifozët ëndërrojnë një tjetër trofe historik në fund të këtij sezoni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?