Ja masat që do merren nga Policia e Elbasanit për ndeshjen e Skëndërbeut me Partizanin e Beogradit

Policia e Elbasanit ka njoftuar për masat që do merren në lidhje me ndeshjen e Skëndërbeut kundër ‘Partizanit të Beogradit’, takim i cili do të luhet nesër.

Njoftimi i Policisë:

Masat e marra nga Policia e  Elbasanit për zhvillimin sa më  normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nëpërmjet ekipeve përfaqësuese “Skenderbeu”  dhe “Partizani i Beogradit”, 

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative   në  drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa   më  normal para, gjatë dhe deri në përfundim  të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nëpërmjet ekipeve  përfaqësuese  “Skëndërbeu”  – “Partizani i Beogradit”,  e cila do të  zhvillohet  më  datë  19.10.2017,  në  orën  21:05,  në Stadiumin  “Elbasan  Arena.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke filluar nga ora 17:00, datë 19.10.2017 ju  bëjmë  me  dije;

 Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve përreth dhe para sheshit të  stadiumit “Elbasan Arena”.

Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve nga Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” me  rrugën “Kamber Sejdini” deri në dalje në unazë

Nga Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa ” deri në dalje në unazë  do të jetë për parkimin e mjeteve të tifozëve vendas.

Do të bllokohet rruga “Kamber Sejdini” nga  Kryqëzimi i  Bulevardit “Qemal Stafa” deri tek Kryqëzimi i Tapetave.

Do të bllokohet Bulevardi “Aqif Pasha”  nga Stadiumi deri tek Kryqëzimi I Shatërvanit, nuk do të lejohet  parkimi dhe lëvizja e mjeteve

Lëvizja e mjeteve do të bëhet nëpërmjet Unazës të qytetit 

 Aksi rrugor nga Kryqëzimi i Tapetave,   ish-konservim deri  në dalje në unazë  për në  5 Maj, në drejtim të Spitalit  do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 221 punonjës  policie nga  Drejtoria    Vendore  e  Policisë    Elbasan, Komisaraitet,  Stacionet Policore vartëse të saj, Forcat e Posaçme Shqiponja.

Të  gjithë  sportëdashesit  që do të  marrin pjesë  në këtë aktivitet,  të  jenë   të  pajisur  me biletë dhe me  kartë  identiteti   dhe  të  mos kenë  me vete:

a) sende të forta,

b) shishe (të  cfarëdolloji)

c) fishekzjarre

d) monedha  apo  metale  (të  cfarëdolloji)

e) çelësa  të  ndryshëm, apo banderola me mbishkrime nxitëse dhe raciste.

Në të kundert nuk do të lejohen   të  futen  në stadium.

Në   hyrje   të  stadiumit  do  të  kontrrollohen të  gjithë  sportëdashësit.

Njoftojmë administratorët e  bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregëtar    përreth dhe në afërsi të  Stadiumit nga ora 17:00  deri   në  përfundim  të   ndeshjes , të tregohen mirëkuptues duke mbyllur aktivitetet e tyre.

Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?