FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Jam krenar që të kam njohur”, Casillas ngushëllon Buffon. Ballack feston dhe tallet me Italinë

Iker Casillas ka treguar edhe njëherë se vazhdon të mbetet një ikonë e futbollit. Portieri spanjoll që ka fituar gjithçka me Spanjën dhe Real Madrid në karrierën e tij, ka shkruar një mesazh ngushëllimi për Gianluigi Buffon, pas eliminimit të Italisë nga Kupa e Botës.

“Nuk më pëlqen të të shoh në këtë gjendje. Dua të të shoh ashtu siç ke qenë gjithmonë: një Legjendë! Jam krenar që të kam njohur dhe që jam ndeshur disa herë me ty. Do të kemi fatin të shohim akoma në fushë mik!”. Ky ka qenë mesazhi në twitter i Casillas për Buffon.
Screenshot_3
Por përveç mesazheve ngushëllues ka pasur edhe nga ato të tipit thumbues, pikërisht nga një legjendë e futbollit gjerman siç është Michael Ballack, i cili për ironi të fatit, në gjithë karrierën e tij nuk ka fituar asgjë me kombëtaren e tij. Pas eliminimit të “axurrëve”, Ballack ka shkruar në twitter:
“Kampion të botës në 2018?”, duke folur për një triumf të mundshëm të Gjermanisë. “Jogi (Joachim Low, trajneri i Gjermanisë) është me fat” dhe “Lutuni për Italinë”.
Screenshot_4
Ndoshta gjermanët janë më të lumturit nga eliminimi i Italisë, pasi italianët kanë qenë gjithmonë “makthi” i tyre në Kupat e Botës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?