Januzaj dhe Sociedadi eliminojnë Atleticon nga Kupa e Mbretit (VIDEO)

Real Sociedad mori një fitore të pastër ndaj Atletico Madrid duke vijuar aventurën në Kupën e Mbretit. Rezultati u zhbllokua nga Adnan Januzaj në minutën e 33, në të vetmen goditje në portë të asaj pjese.

Po në goditjen e parë në portë në pjesën e dytë, Sociedad dyfishoi gjithçka me Sorloth. I vetëm për vetëm me portierin, norvegjezi nuk mund të falte duke e ndalur sërish topin në rrjetë.

Kështu, në fazën tjetër do të shkojë Real Sociedad, ndërsa thellohet edhe më shumë kriza e Atletico Madridit, që këtë sezon ka shfaqur shumë oshilacione.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?