Januzaj nuk rinovon me Sociedad, tani kërkohet nga Barcelona

Adnan Januzaj nuk do të rinovojë kontratën me Real Sociedad pasi ka vendosur që skena e tij në San Sebastián të ketë përfunduar. Ish-lojtari i United ka parë rritje të vlerës së tij në treg vitet e fundit dhe ofertat nuk do të mungojnë për të vazhduar karrierën.

Sipas TodoFichajes, Barcelona ashtu edhe West Ham janë dy skuadrat më të interesuara për momentin. Dëshira e lojtarit është që të kthehet në Premier League, por këmbëngulja e Xavi për transferimin e tij mund të kthente situatën.

Trajneri katalanas i ka ndjekur prej kohësh evolucionet e Januzajt dhe mendon se karakteristikat e tij do të përshtateshin në mënyrë perfekte me mënyrën se si luan skuadra. Në moshën 26-vjeçare ai ka fituar eksperiencën e duhur për tu bërë pjesë e një projekti të rëndësishëm si ai te Barcelona.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?