Jasir Asani braktis Partizanin në janar, drejt transferimit në Suedi

Jasir Asani mund të largohet nga skuadra e Partizanit që në muajin janar. 24-vjeçari nga Shkupi pritet të transferohet drejt kampionatit të Suedisë ku e dëshirojnë disa skuadra, por interesimi më konkret është i AIK Stokholm.

Asani mbërriti dy vite më parë te 16 herë kampionët e Shqipërisë, duke nënshkruar kontratë 4-vjeçare. Drejtuesit e klubit të kuq e kanë bërë të qartë se do të shesin lojtarë nëse ofertat janë interesante e ndoshta ky është rasti për të arkëtuar disa qindra mijëra euro.

Drejtuesit e kuq duhet ta zgjidhin shumë shpejt të ardhmen e Asanit, duke e shitur ose rinovuar kontratën, sigurisht me kushte më të mira financiare për futbollistin. Klauzola e largimit të tij shkon në 400 mijë euro, por Partizani mund të heqë dorë nga futbollisti edhe për një shifër më të ulët.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?