Java e 33-të e Superiores, Tirana-Partizani premtojnë derbi spektakolar

Java e 33-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet në fundjavë. Të shtunën do të zhvillohen dy takimet e para, në orën 18:00. Në stadiumin “Elbasan Arena”, Dinamo City do të përballet me Laçin, një ndeshje interesante ku të dyja ekipet kërkojnë fitoren. Ndërsa Skënderbeu pret në Korçë Erzenin.

Të dielën do të luhen tre ndeshjet e tjera të javës së 33-të. Në orën 15:00, në stadiumin “Egnatia Arena” do të përballen vendi i parë dhe i dytë në “Abissnet Superiore”. Egnatia si kryesuese pret Vllazninë, në një takim ky të dyja skuadrat kanë si objektiv vetëm fitoren. Në po të njëjtën orë do të luhet edhe një ndeshje tjetër, Kukësi-Teuta, në  stadiumin “Kukës Arena”.

Java e 33-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të mbyllet me derbin e kryeqytetit, Tirana-Partizani, në orën 19:00. Në “Air Albania” bardheblutë dhe të kuqtë do të luajnë derbin e katërt sezonal. Një ndeshje ku spektakli është i garantuar, por gjithashtu shumë i rëndësishëm për objektivat e të dyja skuadrave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?