FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jo vetëm Haaland dhe Mbappe, Kane është alternativa e Realit për sulmin

Erling Haaland dhe Kylian Mbappe janë dy objektivat e mëdha të Real Madrid për merkaton e verës. Gjithsesi, sipas shtypit spanjoll në listën e Los Blancos është edhe një tjetër emër i rëndësishëm, që konsiderohet si alternativë në rast se nuk arrihet të merret as norvegjezi dhe as francezi.

Alternativa e madrilenëve është sulmuesi i Tottenham, Harry Kane. Bomberi i njohur nuk do të jetë aspak i thjeshtë për t’u blerë, duke marrë në konsideratë kërkesat ekonomike të “Spursave”, por ka avantazhin e dëshirës së futbollistit për të nisur një aventurë të re.

Kane kërkon të fitojë trofe të rëndësishëm, diçka që Tottenham deri ë tani nuk ja ka plotësuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?