Jo vetëm Newcastle, një tjetër skuadër në Premier League bën ofertë

Thomas Strakosha do të largohet nga Lazio në rast se sezoni për të vijon në stol në kampionat. Gardiani i bardhekaltërve ishte një nga dëshirat e para të sheikëve të Newcastle-t, por skuadra ekipi bardhezi nuk është i vetmi  që e kërkon në Premier League.

Watfordi është futur në garë për shërbimet e portierit të Kombëtares sonë. Skuadra mban vendin e 17 në tabelën e renditjes dhe drejtohet nga trajneri Ranieri, i cili disa vite bëri mrekullinë dhe fitoi titullin kampion me Leicesterin.

Thomas Strakosha ka ulur në stol Pepe Reinën me performancat e treguara te Lacio. Gardiani që kishte besimin e Sarrit po pësonte 1 gol me 2 goditje në portë, ndërsa portieri shqiptar po tregon se për këtë çështje nuk duhet të ketë krahasime. Një tjetër ndeshje mbi mesatare është zhvilluar nga Strakosha në humbjen 2-1 ndaj Sassuolos. Ai ishte protagonist me disa ndërhyrje mjaft të mira.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?