Joao Felix nis bisedimet për transferimin në klubin e njohur turk

Joao Felix me shumë mundësi do të largohet nga Milani në fund të këtij sezoni. Portugezi është i huazuar te kuqezinjtë nga Chelsea, por nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij.

Drejtuesit italianë kanë vendosur të mos e blejnë kartonin e tij dhe pas përfundimit të huazimit është i detyruar të rikthehet te Chelsea. Agjenti i Felix, Jorge Mendes ka nisur nga puna për të gjetur një skuadër të re për klientin e tij. Sipas raportimeve nga Turqia, skuadra e ardhshme e Felix mund të jetë Galatasaray.

Palët janë në bisedime dhe për këtë Mendes ka vënë në dijeni edhe klubin e Chelsea. Galatasaray synon një marrëveshje huazimi me një opsion blerjeje për Joao Felix, por problem është paga prej 9 milionë eurosh. Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e sulmuesit, i cili në sezonet e fundit ka ndryshuar shumë skuadra.

SHKARKO APP