FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Josa flet pas humbjes ndaj Bylisit: Futbolli luhet në të dyja pjesët!

Trajneri i Kukësit, Mirel Josa, foli pas humbjes në transfertë ndaj Bylisit, ku kritikoi futbollistët e tij për mënyrën e lojës. Fakti që ekipi i tij nuk luajti mirë në pjesën e parë bëri diferencën.

“Futbolli luhet në të dyja pjesët, u ndëshkuam nga pakujdesia në 2 vizitat që Bylisi bëri në fushën tonë. Më pas e kontrolluam lojën. U goditëm në momente delikate. Duhet të jemi më të kujdesshëm për sa i përket ekuilibrit. Në pjesën e dytë, punuam mirë në të gjitha drejtime, pavarësisht se nuk patëm fatin për sa i përket rezultati.

Kampionati është i gjatë, mua më shqetëson që skuadra në momente të caktuara përpiqet shumë, por nuk po gjen rezultatin. Sot kishim 3 ndryshime në formacion. Kemi pasur ndeshje të ngjeshura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skuadra është e të gjithëve, nuk është vetëm e Xhikës dhe lojtarëve që nuk u aktivizuan. Sot nuk luajti dhe Baravikas, luajti Dragoshi. Lojtarët më thanë që ka pasur kontakt te një rast penalltie, këtë e vendos arbitri dhe të tjerët që gjykojnë arbitrat, nuk mund t’i gjykoj unë”, u shpreh Josa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?