Josa largohet nga drejtimi i Tiranës, stërvitja në dorë të trajnerëve të huaj
Sporti E Shtunë, 29 Maj 2021 09:27
Palët janë ndarë miqësisht dhe nuk do të ketë pretendime për detyrime financiare, duke ndërprerë me marrëveshje marrëdhënien kontraktuale mes tyre që zgjatej edhe në sezonin e ardhshëm.
Kësisoj, Tirana do të nisë sot pasdite stërvitjet për pjesëmarrjen në Ligën e Europës pa trajnerin Josa, me ekipin që do t’i besohet dyshes Egbo-Gvozdenoviç. Mendohet se ata do të kenë drejtimin e skuadrës si fillim për Ligën e Europës dhe nëse bindin, mund të vazhdojnë në stol edhe për sezonin e ardhshëm, në Kategorinë e Parë.
KOHA JONË SONDAZH

