FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Josa: Nuk kisha besim te penalltia e Eze, pësuam një gol për naivitet!

Kukësi arriti të merrte një barazim në transfertën ndaj Teutës edhe pse në dy raste ishte në disavantazh. Strategu zbuloi se skuadra e tij kishte vështirësi në fraksionin e parë, ndërkohë që në lidhje me penalltinë e Eze ai zbuloi se nuk kishte shumë besim.

“Teuta për mendimin tim iu përshtat më mirë terrenit në pjesën e parë, nuk na lanë të luanim poshtë. Bënë presing dhe bëmë sulme sporadike, dolëm 3-4 herë përpara. E pësuam me penallti. Në pjesën e dytë ndryshuam lojën komplet. Më vjen që e morëm golin e Bregut për naivitet. Me një pas 40 metra të mbetet Gruda aty dhe të mos e fitosh topin.

Pastaj u hap loja, ndryshuam lojën. Futëm sulmues dhe e thatë edhe ju, që nëse do ishim më bashkëpunues mund ta mbyllnim ndeshjen. Fitonim me rastin e Ibraimit, por edhe humbnim me shtyllën e Vilës. Barazimi është i merituar, por nuk kishim ardhur për një pikë. Barazimi nuk u bën mirë ekipeve. Sulmet nuk duhet t’i bëjmë me nxitim, ky është problemi ynë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

I kërkova skuadrës të luajë me logjikë, kaluam në 4-4-2 dhe 4-1-4-1. Mesfushorët e qendrës punuan mirë. Eze është finalizuar dhe kontaktin me topin nuk e ka të mirë, duhej futur Ibraimi dhe Gashi në lojë. Penallti e Eze? Me thënë të drejtën nuk kisha besim fare. Ibraimi ka pasur një dëmtim dhe u mor vesh me të. Kaq ishte”, deklaroi Josa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?