Juninho kritikon Simeonen: E pafalshme, Atletico luajti si Arsenali

Ish-mesfushori i Lyonit, braziliani Juninho ka thënë se loja e Atletico Madridit kundër Real Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve i kujton atij Arsenalin.

Atletico dështoi të tregonte lojën fizike dhe Juninho me anë të një postimi në “Twitter” ka shprehur zhgënjimin e tij me Diego Simeonen dhe skuadrën e tij, të cilën e ka krahasuar me Topçinjtë.

“Për herë të parë, një Atletico që i mungon agresiviteti, jo luftëtarë të vërtetë. Në këtë nivel, është e pafalshme… më kujton Arsenalin”, ka shkruar braziliani në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i tij ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, përdoruesit e të cilëve kanë bërë po ashtu shaka në adresë të Arsenalit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me tregolëshin e Cristiano Ronaldos në “Santiago Bernabeu”, Los Blancos janë shumë pranë kualifikimit në gjysmëfinale.

Screenshot_1

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?