Juve dhe Barcelona sfidohen edhe në merkato për talentin e Ajax-it

22-12-2019: Voetbal: Ajax v ADO Den Haag: Amserdam Eredivisie 2019-2020 Ryan Gravenberch #29 of Ajax celebrating his goal

Juventus dhe Barcelona janë të gatshëm të sfidohen jo vetëm në fushë, nesër në mbrëmje, por edhe në merkato. Sipas gazetës spanjolle “El Mundo Deportivo”, bardhezinjtë dhe “blaugranat” synojnë një njëjtin objektiv, mesfushorin e talentuar të Ajaxit të Amsterdamit, Ryan Gravenberch, i konsideruar si trashëgimtari i Paul Pogbasë.

Pasi spikati sezonin e kaluar në radhët e Ajaxit, futbollisti i ditëlindjes 2002, përfundoi në “radarët” e Romës, por vendosi të zgjaste kontratën me ekipin më të titulluar në Holandë.

Gravenberch, i cili ka një fizik për t’u admiruar (190 cm dhe 83 kg), ka pak a shumë vlerën e amerikanit Sergino Dest (20-25 milionë euro), i cili iu bashkua “blaugrana” nga Ajaxi në tetor. Menaxheri i tij është Mino Raiola, i njëjti që mbikëqyri kalimin e një holandezi tjetër tek Juvja: De Ligt.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?