Juventus po mendon për shkëmbimin Dybala-Pogba

Paul Pogba kthehet në listën e dëshirave të Juventusit. Mesfushori francez ka qenë gjithmonë tifoz i Paratici dhe i skadon kontrata në “Old Trafford” më 2022, ashtu si Paulo Dybala, prandaj, sipas gazetës torineze, bardhezinjtë po mendojnë për një shkëmbim të barabartë me “Djajtë e Kuq. Dybala mund të kalojë në Manchester, ku do të fitojë midis 12 dhe 15 milionë eurove në sezon, dhe Pogba përsëri te “Zonja e Vjetër”.

Në merkaton e kampionëve në fuqi të Italisë është përfshirë edhe Kun Aguero. Sipas raporteve nga “Gazzetta dello Sport”, bardhezinjtë kanë lëvizur në këtë drejtim dy muaj më parë dhe për këtë arsye kanë avantazh karshi Barcelonës dhe PSG.

Për më tepër, Juve mund të përfitojë nga “Dekreti i Rritjes”, i cili do t’i lejonte klubit të kursente 50% në taksat e pagave. Aguero në vitet e fundit fitonte 15 milionë euro në sezon te Manchester City. Juventusi mund të luajë me kohëzgjatjen e kontratës, duke u përpjekur ta mbyllë marrëveshjen me 10 milionë euro në sezon për 3 vite.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?