Juventus arrin akordin me lojtarin anglez, por duhet bindur dhe United

Juventus është shumë pranë firmës me Mason Greenëood. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, bardhezinjtë kanë arritur tashmë akordin me vetë lojtarin ndërsa hapi i radhës nga torinezët do të jetë ai për të bindur Manchester United, klubin që zotëron kartonin e britanikut.

Për momentin, “Djajtë e Kuq” nuk heqin dorë nga pretendimet e tyre prej 35 deri në 40 milionë euro për shërbimet e Greenëood. Megjithatë, kontrata që skadon në verën e vitit 2025 bën që Juventus të shpresojë për një tjetër formulë më të lirë.

Mundësitë janë të ndryshme, nga huazimi i Greenëood deri te përfshirja në negociata e lojtarëve si Iling-Junior apo Federico Chiesa. Juventus do të këmbëngulë gjatë për 22-vjeçarin, pasi edhe trajneri i ri që pritet të emërohet së shpejti, Thiago Motta, ka dhënë miratimin e tij rreth këtij transferimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?