Juventus bën gati një super shkëmbim me Barcelonën në merkato
Juventus dhe Barcelona duket se do të vijojnë që të kenë marrëdhënie shumë të mira në merkato. Paulo Dybala është një nga emrat që pritet të largohet gjatë verës nga Juventusi. Marrëveshja për rinovimin nuk ka ardhur dhe gjithashtu sepse nuk ka pasur kontakte me Jorge Antun, agjenti i lojtarit, pavarësisht pranisë së tij në Torino.
Ende i ndaluar për shkak të dëmtimit, ai duhet të kthehet menjëherë, por ende nuk ka siguri dhe garanci për atë që do të bëjë. Kështu hipotezat e një shkëmbimi me ekipin e Barcelonës rriten. Skuadra katalanase ndërkohë mund të heqë dorë nga Ousmane Dembelé. Të dy futbollistët kanë kontratat që skadojnë në 2022 dhe vetëm në këtë mënyrë largimi i tyre mund të ndihmojë edhe financat, njëlloj si shkëmbimi Arthur-Pjanic.
Skuadra bardhezi ndërkohë nuk pritet të ndalet me kaq në merkato. Objektivi primar janë dy mesfushorët Locatelli dhe Aouar nga Lyon, teksa marrëveshja me ta nuk duket shumë larg. Me Lyon është arritur një akord që në verën e kaluar, ndërkohë që me Sassuolon nuk do të jetë e vështirë duke parë marrëdhëniet mes dy ekipeve.

KOHA JONË SONDAZH

