FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus hetohet nga FIFA, “Zonja e vjetër” rrezikon bllokimin e merkatos

Në shënjestrën e FIFA-s tashmë është Juventusi.

Ndaj bardhë-e-zinjve është nisur një hetim pasi dyshohet të ketë pa rregullësi në transferimin e Paul Pogbas nga “Zonja e Vjetër” tek Manchester United verën e vitit të kaluar.

I përfshirë në hetim do të jetë edhe agjenti i lojtarit, Mino Raiola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Gjithçka është konfirmuar nga një zëdhënës i qeverisë botërore të futbollit për “ESPN”. “Është e vërtetë, por nuk mund të japim detaje të tjera, vetëm mund t’iu konfirmojmë se nuk ka nisur asnjë hetim për Manchester Unitedin”- mësohet të ketë thenë personi në fjalë, duke përjashtuar në këtë mënyrë klubin anglez dhe në të njëjtën kohë duke përfshirë në hetime Juventusin dhe përfaqësuesin e lojtarit, Raiolën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse arrihet në konkluzionin se klubi bardhezi ka pjesë të përgjegjësisë, atëherë kampionët e Italisë rrezikojnë nga masa administrative e deri tek bllokimi i sesionit të ardhshëm të merkatos. Kujtojmë që vendime për bllokimin e një hapësire të shit-blerjeve janë marrë në të shkuarën për klube të tjerë mjaft të njohur si Real Madridi, Barcelona apo edhe Atletico, megjithëse për arsye të tjera.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?