Juventus hidhet në sulm për sulmuesin brazilian të City-it

Juventus është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe prej kohësh janë përmendur emrat e Icardit e Milik, që mendohet se janë dy mundësitë në krye të listës, por së fundi ka dalë në skenë emri i brazilianit Gabriel Jesus.

Ylli brazilian është mundësia më e madhe për bardhezinjtë në këtë merkato, pasi 24-vjeçari nuk është më i preferuari i Guardiolës. Juventusi është gati të ndërhyjë, duke shfrytëzuar edhe marrëdhëniet e mira me Manchester City-n dhe ka nisur kontaktet e para.

Sulmuesi ka kontratë deri në verën e vitit 2023 dhe ky është shansi i fundit për City-n për ta shitur me vlerën reale, pasi verën e ardhshme mund ta humbë për një shifër shumë më të ulët. braziliani vlerësohet rreth 60 milionë euro, ndërsa në 4 sezone me fanellën e klubit anglez numëron 195 ndeshje të luajtura dhe 82 gola të shënuar.

SHKARKO APP