Juventus i “dorëzon” titullin Interit, pëson humbje shokuese ndaj Beneventos (VIDEO)
Juventus bën një tjetër hap fals në Seria A duke i dhënë një avantazh të madh Interit, që tashmë e sheh veten edhe më pranë titullit kampion. Bardhezinjtë kanë pësuar një humbje shokuese në shtëpi 0-1 ndaj Beneventos.
Pas një pjese të parë kur shpërdoruan shumë shanse shënimi, bardhezinjtë, jo vetëm që nuk shënojnë, por gabojnë rëndë në fraksionin e dytë. Arthur i dhuron një top Gaich, i cili përfiton më së miri për të shënuar me një goditje me të djathtën.
Juventus tentoi me të gjitha mënyrat për të gjetur barazimin, por Montipo e ndali në disa raste Ronaldon, ndërkohë që Danilo shpërdoroi një rast me portën e boshatisur. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

