Juventus kërkon me ngulm rikthimin e Pogba, por mund të humbasë …

Paul Pogba me shumë mundësi do të largohet nga Manchester United për të nisur një aventurë të re. Në fakt për francezin mund të jetë një rikthim në skuadrën ku ai u aformua si futbollist i klasit Botëror. Juventus po shtyn për një shkëmbim kokë më kokë me De Ligt, por drejtuesit e Manchester United këmbëngulin për të marrë edhe një shifër prej 30 milionë eurosh, përveç holandezit, në këmbim të kampionit të botës, Paul Pogba.

Ky i fundit e ka shprehur qartë dëshirën për t’u larguar nga Manchesteri, ndërsa edhe De Ligt nuk duket fort i lumtur me zgjedhjen që bëri verën e kaluar ndaj shkëmbimi mes të dyve do t’u interesonte si klubeve ashtu edhe vetë futbollistëve të përfshirë.

Megjithatë mbetet për t’u parë edhe sjellja e Realit të Madridit gjatë kësaj vere, pasi “Los Blancos” kanë shfaqur interes për të dy futbollistët dhe do të bënin maksimumin për të penguar këtë shkëmbim dhe për t’u ndryshuar destinacionin drejt Madridit.

Pogba është një fiksim i vjetër i Zinedine Zidane, që provoi ta marrë në Madrid që verën e kaluar dhe e ka kërkuar me prioritet për këtë verë, ndërsa De Ligt shihet si pasuesi ideal i Sergio Ramos.

SHKARKO APP