Juventus mund Milanin dhe ngjitet në vendin e katërt

Pas disa barazimesh, Juventus rikthehet në rrugën e fitoreve në kampionat. Skuadra e Thiago Motta-s triumfoi pastër 2-0 ndaj Milanit, në një ndeshje që e dominoi për pjesën më të madhe.

Conceicao vuajti mungesat e Moratës në sulm dhe Thiaw në mbrojtje. Pjesa e parë u mbyll me rrjetë të paprekura, ku rastet ishin me pikatore kryesisht nga Juventusi.

Në të dytën skuadra torineze shënoi dy herë në harkun e 5 minutave. Fillimisht ishte Mbangula që shënoi pas një topi të devijuar nga Emerson Royal dhe më pas shkoi në rrjetë. Pak minuta më pas është Weah që realizoi me një kundërsulm perfekt të finalizuar në mënyrën më të mirë.

Më pas ishte e thjeshtë menaxhimi i këtij rezultati dhe marrja e 3 pikëve. Juvja shkon në kuotën e 37 pikëve në vendin e katërt, ndërkohë që Milan mbetet e 8-ta me 31 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP