Juventus ngulmon për Osimhen, bën gati 85 milionë euro në verë

Victor Osimhen pritet të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës. Sulmuesi nigerian, aktualisht i huazuar te Galatasaray, pritet të rikthehet te Napoli në fund të sezonit, por e ardhmja e tij është larg nga e sigurt. Pas një viti shumë pozitiv në Turqi, Galatasaray ka shprehur publikisht dëshirën për ta mbajtur edhe për sezonet e ardhshme, por konkurrenca për shërbimet e tij do të jetë e fortë.

Sipas Corriere dello Sport, në Itali është Juventus që kryeson garën për Osimhen. “Zonja e Vjetër” ka vendosur të përforcojë repartin ofensiv në merkaton e ardhshme, sidomos në rast të kualifikimit në Champions League. Financimi për blerjen e mundshme të Osimhen mund të vijë nga shitja e Dusan Vlahovic.

Megjithatë, transferimi i tij në Torino nuk do të jetë i lehtë. Në kontratën e Osimhen me Napolin ekziston një klauzolë largimi prej 75 milionë eurosh, e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë, që i mbyll dyert Juventusit për ta shfrytëzuar atë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të bindur presidentin De Laurentiis, drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, duhet të përgatisë një ofertë të paktën 85 milionë euro mes shumës fikse dhe bonuseve. Pa harruar faktin se paga e Osimhen kap shifrën mbi 10 milionë euro në sezon, një tjetër pengesë e rëndësishme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por Juventus nuk është i vetëm në këtë garë. Skuadrat e pasura nga Arabia Saudite janë të gatshme të bëjnë gjithçka për të siguruar shërbimet e Osimhen. /Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?