Juventus nuk e pret më Pogba-n, synohet mesfushori i Tottenhamit

Juventus është në pritje të analizave të dyta për Paul Pogba, i cili rezultoi pozitiv me doping pak ditë më parë. Nëse do të konfirmohet sërish pozitiv, atëherë më shumë mundësi do të prishet kontrata me futbollistin francez.

Te klubi torinez ndërkohë kanë nisur të punojnë për pasuesin e mundshëm të tij. Gazzetta dello Sport raporton se objektivi primar është mesfushori i skuadrës së Tottenhamit, Hojberg.

Bëhet fjalë për një operacion që mund të arrijë shifrën e 40-50 milionë eurove, por që gjithsesi duket mëse i nevojshëm duke parë problemet e shumta që ka klubi i Juventusit në repartin e mesfushës. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?