FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus rishfaq sërish interes për Dembele, mund të ofrojë dhe Dybala-n

Ousmane Dembele mund të ndryshojë skuadër gjatë verës, edhe pse në fakt këtë sezon në jo pak ndeshje ka treguar vlerat e tij.  Në kampin katalanas e dinë shumë mirë që pandemia ka bërë të veten dhe për të marrë mbrapsht paratë e investuara për francezin është një mision thuajse i pamundur.

Dëmtimet e kanë penalizuar shpesh sulmuesin anësor, i cili nuk ka mundur dot të tregojë vlerat e tij dhe të justifikojë paratë e shpenzuara për të. “Mundo Deportivo” në Spanjë raporton se për shërbimet e Dembele interesohet sërish Juventusi. Bardhezinjtë e tentuan edhe në verë, kur shkëmbyen Arthur me Pjanic.

Skuadra torineze mund të provojë me një shkëmbim të mundshëm me Dybala-n, por mbetet të shihet në javët në vijim me zhvillimin e negociatave mes palëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?