Juventus shkatërroi Milan

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic beson se skuadra më e mirë fitoi në San Siro. Juventus ka fituar derbin ndaj Milanit në San Siro me rezultat 0:2, me dy golat të shënuar nga Gonzalo Higuain.  Me anë të një postimi në Instagram, Miralem Pjanic beson se Juventus ka fituar me meritë.  “Skuadra e vërtetë fitoi në San Siro”, shkruan fillimisht Pjanic.  “Urime të gjithë djemve dhe të madhit Gonzalo Higuain”.

Trajneri i Juventusit ka lavdëruar sulmuesin e tij Gonzalo Higuain. Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain ka qenë vendimtar në fitoren ndaj Milanit, duke shënuar të dy gola në fitoren 0:2 të Juventusit. Pas ndeshjes trajneri Massimiliano Allegri e pranoi se Higuain është i jashtëzakonshëm. “Gonzalo Higuain është lojtar i madh, ai ka shumë teknikë dhe është i jashtëzakonshëm”, tha Allegri pas ndeshjes me Milanin.

“Por, ai nuk duhet të ndalet, duhet të përmirësohet fizikisht dhe të rritet në Evropë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?