Juventusi finalistja e parë e “Uefa Champions League”

Juventusi është skuadra e parë që ka kaluar në finelen e madhe të “Cardiffit”, që do të jetë më datë 3-qershor.

Bardhezinjtë arritën që të dhuronin një tjetër 90-minutësh spektakolar në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale kundër Monakos duke triumfuar me rezultatin 2-1.

Skuadra e drejtuar nga, Massimiliano Alegri, nuk e vunë për asnjë moment në diskutim kualifikimin për më tej duke i fituar të dyja sfidat me ekipin francez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë bardhezinjtë rikthehen sërish në fianlen e Ligës së Kampioneve, ku për herë të fundit ishin në vitin 2015 përballë Barcelonës duke mos arritur dot që të shpalleshin kampionë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autorët e golave në sfidën e sotme për “Zonjën e Vjetër” ishin Mario Mandzukic dhe Dani Alvesh që realizoi një gol spektakolar.

Ndërsa për Monakon shënoi talenti Mbappe që they më në fund Buffon.

Një ecuri spektakolare e Juventusit të cilët e kanë merituar plotësisht kualifikimin për në finale.

Ndërkohë, që nesër do të mësojë dhe ekipin kundërshtar në sfidën mes Real Madrid-Atletiko Madrid.

TEMA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?